12.8 C
Skopje
Sunday, November 3, 2024

Diaz me letër drejt rrëmbyesve, kërkon liri për babain e tij

Babai dhe nëna e tij janë rrëmbyer në Kolumbi, teksa nëna është liruar, babai i tij ka rreth 10 ditë që vazhdon të mbahet peng. Luis Diaz realizoi një gol të bukur për ta shmangur humbjen e Liverpullit ndaj Lutonit, derisa shpalosi një shkrim në fanellë ku kërkonte liri për babanë e tij.

Tani, një javë më vonë pas rrëmbimit të babait të tij, sulmuesi i Liverpullit publikoi një letër drejtuar rrëmbyesve, pas kthimit të tij në fushë.

“Këtu nuk po flet lojtari Lucho Díaz i sotëm, djali i Luis Manuel Díaz. Mane, babai im, njeri punëtor, shtyllë e familjes… ai tani është rrëmbyer. I kërkoj ELN-së që ta lirojë sa më shpejt babanë tim, po ashtu kërkoj nga shoqatat ndërkombëtare që të punojnë në këtë për të garantuar lirinë e tij.

Çdo sekondë, çdo minutë që kalon ne jemi më të shqetësuar. Nuk kemi fjalë për të përshkruar ndjenjat e tmerrshme të familjes sonë dhe do të jetë e njëjta për sa kohë që ai nuk është kthyer në shtëpi. Ju lutem ta lironi babanë tim tani, duke respektuar integritetin e tij. Dua të falënderoj të gjithë kolumbianët dhe gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen tuaj që ma keni dhënë”, thuhet në letrën e Luis Diaz.

Lajmet nga Kolumbia thonë se janë ditë vendimtare, pasi ka shpresë të madhe për të liruar babanë e sulmuesit të Liverpullit.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit