Më 20 maj 2026, në ora 17:30, në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se tre ditë më herët, rreth orës 02:00, në një banesë në komunën e Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj B.I. (29) nga Shkupi.
Një tjetër rast është raportuar më 21 maj në Prilep, ku një grua ka denoncuar se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj A.M. nga Prilepi.
Po të njëjtën ditë, në ora 12:40, policia e Tetovës ka arrestuar K.B. (36) nga Tetova, pasi sipas denoncimit paraprak kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare dhe kishte dëmtuar orenditë në shtëpi. Gjatë ndërhyrjes policore, tek ai janë matur 1.49 promilë alkool në gjak.
Ndërkaq, më 22 maj në ora 02:40, policia në Veles ka arrestuar B.P. (20) nga Velesi për sjellje agresive në oborrin e shtëpisë familjare.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve, ndërsa pas dokumentimit të tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse ndaj personave të përfshirë.





