Dhunë brutale ndaj një nxënëseje në “Gjorçe Petrov”! Rasti nën hetim, 14 persona të thirrur në bisedë informative

Një nxënëse e klasës së gjashtë u dhunua brutalisht nga tre vajza më të mëdha dhe si pasojë e torturës, tani po merr ndihmë profesionale. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjorçe Petrov”, ku sipas informacioneve, vajza është sjellë me forcë në një park, pas çka është sulmuar fizikisht, është djegur me cigare, është poshtëruar dhe është detyruar të hajë jashtëqitje qeni. Një pjesë e aktit brutal është regjistruar në një telefon celular. Arsyeja e sulmit, sipas informacioneve fillestare, ka qenë një debat në rrjetit social “Instagram”.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se rasti është në fazë hetimi, që po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë. Deri tani janë thirrur në bisedë 14 persona, ku se mes të thirrurve ka edhe prindër të nxënëseve të përfshira në rast.

Katërmbëdhjetë persona janë thirrur për bisedë, ndërsa për disa prej tyre do të pasojnë veprime të përshtatshme procedurale. Në këtë rast është përfshirë edhe Prokuroria Publike dhe po veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent”, tha Pançe Toshkovski.

Duhet të kemi qasje dhe zgjidhje sistematike thotë i pari i policisë dhe ftoi ministritë kompetente të përfshihen në parandalim të këtij lloji të kriminalitetit.

“Jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshme, e cila vepron si në mënyrë parandaluese ashtu edhe në mënyrë represive, por duhet të përfshihen të gjitha institucioneve kompetente në këtë problem. Nevojitet një qasje multi-institucionale dhe sistemore. Po aq e rëndësishme është edhe roli i prindërve – roli i tyre në edukim, sjellja e tyre dhe përfshirja në procesin arsimor të fëmijëve”, deklaroi Toshkovski.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se i vjen keq që po përballemi me raste të tilla. Sipas saj, Ministria po përgatit vazhdimisht udhëzime dhe manuale për t’u marrë me dhunën nga bashkëmoshatarët, por shtoi se pa bashkëpunim me prindërit, rezultatet do të jenë të kufizuara.

Zyra e Avokatit të Popullit paralajmëron se dhuna midis bashkëmoshatarëve është më e përhapur në shkollat fillore dhe se numri i raportimeve është në rritje, por situata reale është shumë më serioze, veçanërisht duke pasur parasysh se dhuna digjitale raportohet rrallë./TV21

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit