Dhuna në familje alarmon policinë: Gjashtë raste të raportuara brenda 24 orëve

Advertisement

Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici në vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet përfshijnë sulme fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshorteve jashtëmartesore, motrave, prindërve dhe një të miture.

Dibër, është raportuar sulm fizik ndaj një vajze të mitur. Policia, në koordinim me Prokurorinë Publike, po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Radovish, policia ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij 20-vjeçare në banesën familjare.

Veles, një 37-vjeçar është arrestuar pasi është denoncuar se ka sulmuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij jashtëmartesore.

Negotinë, policia ka ndaluar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar prindërit e tij.

Tetovë, një 23-vjeçar është arrestuar pas denoncimit të bashkëshortes së tij jashtëmartesore, e cila ka raportuar sulm fizik dhe kërcënime.

Ndërkohë, në Çair të Shkupit, një 22-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga xhaxhai i saj në një objekt hotelierik.

Për rastet është njoftuar Prokuroria Publike, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit