Shkëndija vazhdon me fitore, triumfon edhe në Kratovë

Advertisement

Shkëndija e Tetovës vazhdon me paraqitje perfekte në sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët fituan 0-2 në transfertë ndaj Sileksit, në kuadër të javës së pestë, duke regjistruar fitoren e pestë në po aq ndeshje.

Pas një pjese të parë pa gola, Shkëndija e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53-të. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Besart Ibraimi, Meliçi përfitoi nga reagimi jo i mirë i mbrojtjes së Sileksit dhe shënoi për 0-1.

Vendasit tentuan të reagojnë dhe krijuan disa raste për barazim, por mbrojtja e Shkëndijës qëndroi e organizuar.

Në minutën e 88-të, Fakhde Ndzengue shënoi golin e dytë për Shkëndijën dhe vulosi fitoren 0-2.

Me këtë fitore, Shkëndija mbetet me pikë të plota pas pesë xhirove, duke grumbulluar 15 pikë nga 15 të mundshme. Sileksi, ndërkohë, mbetet në kuotën e shtatë pikëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit