Putin: Rusia po lufton për të tashmen dhe të ardhmen

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kontributi i çdo qytetari rus është i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e vendit, duke theksuar se Rusia aktualisht po lufton për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Duke folur në forumin “Ide të fuqishme për një kohë të re” në Nizhny Novgorod, Putin tha se për zhvillimin e suksesshëm të vendit nevojitet angazhimi i të gjithë qytetarëve, përfshirë punonjësit, inxhinierët, punëtorët, sipërmarrësit dhe vullnetarët.

“Për zhvillimin e suksesshëm dhe të sigurt të vendit, nevojitet kontributi i të gjithëve”, deklaroi Putin.

Ai tha se Rusia po punon për forcimin e sovranitetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, ndërsa bëri thirrje që përvoja e ushtarëve të merret parasysh në zhvillimin e teknologjive ushtarake dhe civile.

Putin gjithashtu theksoi rëndësinë e riintegrimit të veteranëve të luftës në jetën ekonomike, administrative dhe sociale të vendit.

“Rusia është e fortë dhe do të mbetet e fortë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidenti rus.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit