Dhuna ndaj të rinjve në Saraj/MPB: Do të procedohen gjashtë policë

Advertisement

 

Për rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, ndaj gjashtë prej tyre do të iniciohet procedurë disiplinore dhe do të shqiptohet masa e largimit nga vendi i punës – suspendimi, njoftojnë nga MPB. Ja njoftimi i plotë:

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po ndërmerr masa dhe aktivitete lidhur me ngjarjen e ndodhur më 7 tetor 2026, për përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ushtrimit të autorizimeve policore.

Nga kontrollet e kryera, incizimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e personave që kanë qenë dëshmitarë të saj, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e zyrtarëve policorë.

Për këto parregullsi, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së do të iniciojë procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës ndaj gjashtë zyrtarëve policorë, të cilëve do t’u shqiptohet edhe masa e largimit nga vendi i punës – suspendimi.

Sa u përket kallëzimeve për ngjarjet me elemente penale, të paraqitura në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dhe në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, prokuroritë kompetente kanë lëshuar urdhra për ekspertiza, të cilat janë në proces të realizimit.

Pas dokumentimit të plotë të të gjitha provave, do të dorëzohen parashtresat përkatëse, thuhet në njoftimin e MPB-së./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit