Deponia e Bukovës, problem i vazhdueshëm për banorët e Ohrit

Advertisement

Deponia e Bukovës, ku Ohri dërgon mbeturinat, ka helmuar banorët dhe turistët pothuajse gjithë verën. Edhe pse ndodhet rreth 20 kilometra larg Ohrit, tymi dhe era e keqe arrijnë në qytet. Shpesh ndodh që deponisë t’i vihet flaka. Javën e kaluar, shërbimi i sigurisë gjeti tre persona, që kishin hyrë në deponi pa autorizim dhe kishin ndërmarrë veprime që mund të kishin shkaktuar zjarr. Rasti u denoncua në polici, ndërsa Prokuroria urdhëroi që ata të ndalohen për 30 ditë, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit te dëshmitarët në procedurë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit