Denoncoi rrejshëm se bashkëshorti ushtroi dhunë ndaj saj, arrestohet 40-vjeçarja

Gjatë ditës së djeshme, Sektori për Punë të Brendshme në Dibër kanë arrestuar një 40-vjeçare e cila më parë kishte denoncuar bashkëshortin se e ka sulmuar fizikisht, e që rezultoi të jetë denoncim i rrejshëm. Do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj saj

“Më 27.05.2026 në orën 22:10, nëpunës policorë nga SPB Dibër e privuan nga liria 40-vjeçaren S.R. nga një fshat i Dibrës, pasi më herët në stacion policor kishte denoncuar rrejshëm dhunë familjare sipas nenit 366 të Kodit Penal, gjegjësisht kishte raportuar rrejshëm se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit