Dauti: Fryma e Marrëveshjes së Ohrit mbetet e rëndësishme edhe për të ardhmen

Advertisement

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka marrë pjesë në një panel diskutimi kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ku është diskutuar e ardhmja e marrëveshjes dhe forcimi i paqes dhe bashkëjetesës në vend.

Përmes një publikimi, Dauti ka theksuar se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit paraqet një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt një shoqërie më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të integruar.

“Një diskutim me vlerë, që na kujton se respektimi i frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i bashkëjetesës mbeten të rëndësishme edhe për të ardhmen”, ka shkruar Dauti.

Ai ka vlerësuar se ruajtja e frymës së marrëveshjes dhe forcimi i bashkëjetesës mbeten çështje të rëndësishme edhe në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit