Një përplasje fizike ka ndodhur në hyrje të sallës së Kuvendit të Kosovës mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dhe deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi.
Gjatë incidentit ka pasur shtyrje mes dy deputeteve, ndërsa Nagavci dëgjohet duke i thënë Bytyqit: “Mos më prek. Hiqe dorën”.
Në situatë është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili i ka kërkuar Bytyqit të qetësohet.
Incidenti ka ndodhur në një atmosferë të tensionuar në Kuvend, ku përplasjet mes deputetëve kanë vijuar gjatë seancës.






