Përplasja në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës, me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vijuar edhe më tej.
Gjatë përplasjes, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë hedhur ujë dhe letra në drejtim të ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Situata ka shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit, ndërsa përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar.






