Manasievski nga VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, se më 6 gusht ka udhëtuar me motoçikletë drejt Greqisë, ku, sipas tij, ka qëndruar për disa ditë te ish-kryeministri Zoran Zaev.
Sipas pretendimeve të Manasievskit, Filipçe është parë më 6 gusht rreth orës 16:40 në pikën kufitare “Bogorodicë”, pas së cilës është nisur drejt Paliurit në Greqi.
Në reagimin e tij, Manasievski pretendon se ndërsa Filipçe ndodhej në pushim në Greqi, në Shkup përmes aktivistëve të LSDM-së janë përhapur informacione që, sipas tij, kanë shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët lidhur me sigurinë e ujit të pijshëm.
“Uji në Shkup është i sigurt, ndërsa ata që qëllimisht përhapën dezinformata dhe panik në mesin e qytetarëve, presim që të thirren nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike”, thuhet në reagimin e tij.
Pretendimet për qëndrimin e Filipçes në Greqi dhe për lidhjen e tij me aktivitetet e LSDM-së në Shkup janë pjesë e akuzave të Manasievskit.






