Dashmir Hamiti nga fshati Vrapçisht ka ndërmarrë një sfidë të jashtëzakonshme që po frymëzon shumëkënd. Ai është nisur në këmbë nga qyteti i Zurich-ut në Zvicër, me destinacion përfundimtar fshatin e tij të lindjes, Vrapçisht njofton ora24.tv
Me vendosmëri dhe guxim, Dashmiri synon të përshkojë qindra kilometra përmes disa shteteve europiane, duke testuar kufijtë e durimit dhe vullnetit të tij.
Kjo nismë mbart një mesazh të fuqishëm për dashurinë ndaj vendlindjes dhe kapërcimin e kufijve fizikë e shpirtërorë./ora24.tv