Kombëtarja e Kosovës i ka sjellur vendit një lajm të mirë, mes ngjarjeve që e karakterizuan shtetin tonë lidhur me vendimin që Gjykata Speciale mori ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dardanët” triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Irlandës në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e nisur jashtëzakonisht mirë aventurën në Ligën B në Ligën e Kombeve.
Kosova pati paraqitje fantastike, por që deri në minutat e fundit mungoi goli, shkruan Gazeta Express.
Ishte minuta e 83-të kur një goditje e Ermal Krasniqit u ndal nga traversa, e më pas Vedat Muriqi goditi me kokë duke ia siguruar epërsinë dhe fitoren e madhe për vendin tonë.
Kësisoj, Kosova e nis me tri pikë grupin në Ligën B, ndërsa të dielën dardanët përballen me Austrinë në udhëtim.






