0.8 C
Skopje

Çmimet në treg “lëvizin” brenda javës, Qytetarët: Duhet të ulen

Çmimet e produkteve ushqimore muajt e fundit nuk janë stabile, sidomos në tregun e gjelbërt. Ndodh që një produkt brenda javës të ketë çmim të ndryshëm disa herë. Këtë lëvizje të çmimeve më së shumti po e ndjejnë qytetarët. Ata thonë se nuk po munden ti përballojnë shpenzimet, ndërsa për kursime as që bëhet fjalë.

“Jo shtrenjtë, po shumë shtrenjtë, nuk mund ta përthakosh edhe muajin, jo që me kursy diçka, por ske ç’të bësh, çmimet janë gjithmonë në lëvizje, ajo po shihet por është problem që nuk janë çmimet reale sa i përket standardit tonë, nuk janë reale”.

“Është rëndë sepse të ardhurat janë të ulëta në vendin tonë, çmimet janë në bazë të cilësisë ke më shtrenjtë, por ke edhe më lirë.”

“Çmimet nuk mund të jenë më të shtrenjta, nuk ka ndodh kurr të jenë kaq të shtrejta, unë ndoshta mundem të kursej, por shumica e popullatës nuk mundet.’

“Është shtrenjtë gjithçka” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Tregëtarët thonë që shitja është e dobët në treg. Ata njëherit ankohen se prodhimet edhe vet i marrin me çmime të larta.

“Spanaqi prej 80-100 den për momentin është, çmimi është shtrenjtë, nuk ka prodhim mjaftueshëm, prej komunës së Sarajit është limoni 80 den, varet se çfarë është, prej jashtë prej Turqisë, Argjentinës.”

“Ka ngapak ka shitje, nuk bën me u anku, mirë është, domatja është 80 den.”

“Qytetarët nuk blejnë mjaftueshëm, më shumë preferojnë të blejnë produkte në markete se në treg, ndonëse atje janë çmimet më të larta.”

“Patjetër të blejnë qytetarët, sepse duhet te hanë, por shitja është e dobët.” – u shprehën disa nga tregatërët e intervistuar nga TVM2.

Qeveria ka bërë të ditur se vazhdohet kufizimi i çmimeve deri më 29 shkurt 2024, për disa lloje të produkteve ushqimore edhe atë: orizi, mielli, buka dhe produkte të tjera të bukës, biskotat, brumërat, mishi dhe prodhimet e mishit, qumështi, vezët, djathi, kaçkavali dhe prodhime të tjera të qumështit.

Poashtu vazhdohet deri më 29 shkurt, kufizimi paraprak i konstatuar i çmimeve për: ujin mineral të pagazuar dhe të gazuar dhe pijet e pagazuara dhe të gazuara, në paketime të caktuara.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit