24.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in në Leposaviq?

Një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të tjera të ushtrisë u gjetën në shtëpinë e personit që dyshohet se sulmoi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në Leposaviq.I dyshuari në orët e para të ditës së djeshme, më 06.05.2024 në 04:05h, në fshatin Miokovice në Leposaviq kishte bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa.Në momentin që kjo veturë ishte vërejtur nga ana e Policisë, i dyshuari me shishe qelqi kishte gjuajtur në drejtim të veturës së PK-së e të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes teksa më vonë ishte arrestuar nga ana e zyrtarëve të Policisë.Policia më pas kishte sekuestruar veturën, e po ashtu pas kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit janë konfiskuar edhe arma, radio lidhja e xhaketat e ushtrisë.Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtarë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit