14.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Çka do të ndodhë më 8 maj? – Ja çfarë thonë krerët e partive

 

Partitë dhe koalicionet që morën më pak vota në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, zotohen se në zgjedhjet parlamentare do t’i përmbysin rezultatet, shkruan Alsat.

Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga qëllimet e tyre dhe do të angazhohen maksimalisht që fitoren e 8 majit, ta sigurojnë në mënyrë demokratike.

“Shpresuam për rezultate më të mira, por është e qartë se qytetarët na dënuan dhe ne këtë e pranojmë. Sot është goditje e rëndë për integrimin evropian të vendit. Por akoma nuk është vonë që të ndryshohet drejtimi, dorëzimi nuk është opsion për ne, ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane e Maqedonisë”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

“Prandaj në zgjedhjet e 8 majit ne do të fitojmë, do të përmbysim me mjete demokratike rezultatin që sot BDI e mori me metoda kriminale. Edhe ky rezultat edhe po të përkthehet në mandate deputetësh është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh për ndryshim ne do ta kthejmë në situatën për vlen”, tha Bilall Kasami, VLEN.

Ndërsa partitë dhe koalicionet që kanë marrë numër më të madh të votave, zotohen se atë do ta përforcojnë në zgjedhjet e 8 majit.

“Rezultatet që i arritëm, lënë hapësirë të jemi të kënaqur, kemi fitore të madhe dhe historike në shumë vendvotime. Numrat tregojnë se ky pushtet po bie.. Mbi 600 mijë qytetarë votuan kundër pushtetit, kjo është fitore e popullit, cunami është ngritur dhe më 8 maj do t’i zhyt plotësisht”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Fushata ka shkuar shkëlqyeshëm, por tani na pret përballja e rradhës. Me 8 maj, e kam një porosi si vëllau vëllaut, për të gjithë ata votues aty ku rrezikohet ndonjë mandat, le të kenë kujdes…Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh”, tha Ali Ahmeti, BDI.

“Deri te zgjedhjet e ardhshme ne do të duhet të punojmë shumë në infrastrukturë, bazë, tashmë hapim 50 zyra…Nuk dorëzohemi. Beteja jonë kryesore është më datën 8…Dhe u bëj thirrje të gjithë simpatizantëve tonë, që tani nuk votuan për profesoreshën, ta japin votën më datë 8 për Të majtën”, theksoi Dimitar Apasiev,  E majta.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit