14.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Çingoski: Po të mos ishte “Lista e zezë” e SHBA-së, lëndët ndaj Merkos do të ishin në sirtarë

Po të mos ishin Shtetet e Bashkuara, kallëzimet penale kundër kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko, do të ishin ende në sirtar dhe nuk do të kishte aktakuzë, vlerëson avokati Vllado Çingoski. Banka e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Strugës, në të cilën Merko duhej të ulej të premten, mbeti bosh. Ai nuk u paraqit në fillimin e procesit gjyqësor, në të cilin është akuzuar për blerjen e automobilit luksoz Audi A6 në vlerë prej 67.000 euro dhe tre automobila të tjerë për nevoja të komunës, për të cilat janë shpenzuar 114.000 euro nga buxheti e komunës.

“Përsëri, kallëzimet penale do të ishin në sirtar në Prokurori dhe nuk do të ishin proceduar. Por, ja që e futën në listë të zezë dhe tani që të tregojmë se mund të jemi shtet i së drejtës, po i procedojmë ato kallëzime penale. Pse tani para zgjedhjeve, kjo është tashmë politikë? Nuk mund të paragjykojmë se cili do të jetë vendimi, nëse do të dënohet apo jo. Nuk duhet të habitemi nëse lirohet ose kalon me ndonjë dënim simbolik, me kusht”, tha Vllado Çingoski – avokat.

“Nuk pres që Prokuroria dhe gjyqësori të bëhen të pavarur nga presionet politike edhe pas zgjedhjeve. Fati i Merkos varet nga rrethanat politike pas zgjedhjeve”, theksoi Dimitar Nikollovski – Eurothink.
Ndërkohë Çingoski shprehet se vetë BDI-ja duhet të kishte kërkuar menjëherë dorëheqjen e Merkos.

“Nëse nga BDI kanë menduar të distancohen nga ai në mënyrë që të moj jenë në korrelacion me partnerin tonë strategjik, duhej të kërkojë dorëheqjen e saj”, shtoi Vllado Çingoski – avokat.

Nga Prokuroria publike nuk tregojnë se sa raste për Merkon janë nën hetim dhe procedurë parahetimore.

“Për të mbrojtur fshehtësinë e procedurave, Prokuroria Publike nuk është në gjendje të zbardhë informacione rreth kallëzimeve të parashtruara për persona konkret të cilat janë ende duke u kontrolluar për pretendime në procedurën parahetimore”, thanë nga Prokuroria Publike.

Një pjesë e lëndëve të parashtruara kundër Merkos që nga viti 2006, ndërkohë janë vjetruar./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit