Në qytetin e Strugës është zhvilluar një ceremoni simbolike ku para objektit të Komunës së Strugës është ngritur flamuri i komunitetit vlleh. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, pjesëtarë të komunitetit dhe qytetarë.
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e respektimit të diversitetit kulturor, bashkëjetesës dhe ruajtjes së traditave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Strugë.
Organizatorët vlerësuan se ky aktivitet përfaqëson një mesazh respekti dhe promovimi të identitetit kulturor të komunitetit vlleh në vend.





