16.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

“Çdo natë në ëndërr më vjen”, ndërroi jetë këngëtari i hiteve të mëdha, Xhelal Xheladini

Pas një sëmundje të rëndë, rreth gjashtë muaj, mbrëmë pas mesnate ka ndërruar jetë në Neuchatel (Zvicër) këngëtari, kantautori i disa hiteve të mëdha dhe publicist kumanovar Xhelal Xheladini. Tanimë të ndjerin, publiku më i gjërë shqiptarë e njeh nëpërmjet hitit të madh i cili fillimviteve të nëntëdhjeta shfaqej në programini e atëhershëm satelitor të Televizionit shqiptar TVSH. Karrirën profesionale e kishte filuar ne Kumanovë ndërkohë që pjesë tjetër të jetës (rreth 30 vite) jetoi dhe veproi në Zvicër. Pavarësisht ku ishte, ai vazhdoi të koltivoi dhe krijojë muzikë të mirëfilltë artistike…

Pjesa e huazuar e te dhënave (shkrimeve) per biografine e tij në vazhdim:
Xhelal Xheladini është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Është fundi i viteve të ’70-ta, ditët e nxehta të verës rimojnë me një «band» çunash nga “Lagjja e Trimave” Kumanove, çuna të pasionuar në muzikë, të cilët me kitaret e tyre i njihte e gjithë lagjja. Në ballkonet e shtëpive skaj rrugës, këndonin këngë që zgjatnin gjithë natën. Kur kaloja mbrëmjeve andej ishte e pamundur të mos i dëgjoja tingujt e muzikës së tyre, tinguj që ende më tingëllojnë butshëm sa herë që i kujtoj. Njëri prej atyre çunave ishte Xhelal Xheladini, i lindur në Kumanovë, më 25.12.1964, filloren dhe gjimnazin i mbaroi në qytetin e tij. Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Periudha e post-studimeve e gjenë në Zvicër, shtet i cili e adaptoi përgjithmonë.

Në fillim të viteve të 80’-ta ishte anëtar i grupit « DASHURIA », si kitarist, grupi përbëhej nga Florin Junuzi vokal, Hidaver Osmani dhe Agron ismaili. Ky grup më 1983 inçizoi edhe këngën e parë të tyre në Radio Televizionin e Prishtinës, kënga titullohej «DASHURIA». Eksperiencat e para të krijimtarisë së tij muzikore, datojnë kah fundi i viteve të ’70-ta, ishin këngët «NORA» dhe «E PABESË», melodi të cilat u kënduan më vonë si pjesë e albumit të parë të këngëtarit kumanovar Hidaver Osmani-Didi, me suksesin e madh që e dijmë. Më vonë në mënyrë permanente krijoi edhe për artistë tjerë të njohur.

Autor, kompozitor, interpretues, krijues i shumë këngëve, me mbi 100 këngë dhe kjo e bënë të jashtëzakonshëm. Autor i këngës legjendare «ATERIM BRUTAL NË REALITET» apo siç e njohim të gjithë në popull «ÇDO NATË NË ËNDËRR MË VJEN», këngë e cila përmes videoklipit të realizuar nga drejtori i fotografisë shqiptare STEFAN GAJO, më 1996, u fut edhe me imazh në çdo shtëpi shqiptare dhe fitoi popullaritet të madh gjithë shqiptar. Mirënjohja më e mirë që i bëhet edhe sot këtij artisti kumanovar janë mesazhet e shumta që i vijnë nga të gjitha anët, mesazhe që evokojnë kujtimet e hershme të tyre e që lidhen me meloditë e tij, të cilat ende udhëtojnë bukur me kohën.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit