Komuna e Çairit ka vendosur 20 ulëse të reja në disa zona të ndryshme të komunës, me qëllim përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për pushim dhe qëndrim të qytetarëve.
Ulëset e reja janë vendosur në Fushë Topanë, Gazi Babë, në rrugën “Emin Duraku”, pas Xhamisë së Çairit, si dhe pranë marketit “Saraj” në Çair.
Nga Komuna bëjnë të ditur se vendosja e inventarit urban do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera, në bazë të nevojave të lagjeve dhe kërkesave të banorëve.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është krijimi i një mjedisi më të rregulluar, funksional dhe më të përshtatshëm për qytetarët.






