22.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Bytyqi: Rritja e fondeve nga BE mundësi për zhvillim ekonomik

Gjatë vizitës në Shkup, Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se BE-ja planifikon të investojë gjashtë miliardë euro në rajon për projekte dhe reforma që duhet të dyfishojnë ritmin e rritjes së ekonomisë.

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi për TVM2 thotë se me këtë plan, vendi do të përfiton në implementimin e reformave institucionale por edhe nga aspekti i krijimit të mundësive për zhvillimin ekonomik, para se të bëhemi shtet anëtarë i Bashkimit Europian.

“Ne shohim me interes shum të madh dhe në fakt na ngelet neve detyra në shtëpi që të përgatitemi me projekte të sakta,por edhe ti përgatisim bizneset dhe të gjitha institucionet tjera të jenë të gatshme, në momentin e parë që të kemi hapsirë kurr kjo të fillon. Na jep një mundësi bashkëpunimi dhe ndërlidhje më të madhe rajonale, që është një prej momenteve kryesore për zhvillimin e vendit. Ne nuk mund të qëndrojmë të izoluar dhe mos të jemi të bashklidhur me infrastruktur të mirë sepse ajo në fakt nuk sjell zhvillim”, u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Plani për rritjen e ekonomike bazohet në katër shtylla, edhe atë në hapjen e tregut të përbashkët evropian për kompanitë nga rajoni, rrumbullakimi i projektit për një treg të përbashkët rajonal,investime dhe reforma në administratën publike, financat , klimën e të të bërit biznes, si dhe edhe një gjyqësor të pavarur dhe luftë kundër korrupsionit”.

Bytyqi shton se të gjitha 4 shtyllat nga plani për rritje ekonomike janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe realizimi I tyre do të ndikoj që kompanitë të jenë më konkuruese në tregun e përbashkët evropian.

“Sa më të mirë jeni në reforma dhe sundimin e ligjit aq më shumë zhvillohet aktivitet për luftë ndaj korupsionit. Kur I ke këto dy shtylla dhe reformat që I ndërmer dhe këtë dy sfera janë të mjaftueshme atëhere ambienti për të bërë biznes përmirësohet dhe kjo don të thotë se kompanitë tona do të jenë më të gatshme për tu bërë pjes e tregut të përbashkët evropian.Mendoj se si shtet kemi bërë shumë në aspekt të legjilacionit dhe përfarimin e tij me atë të BE-së”, theksoi Bytyqi.

Sipas statistikave, BE-ja është mbështetësi ynë më i madh financiar e cila der tani ka investuar mbi 3.3 miliardë euro, ku vetëm përmes programeve IPA janë investuar më shumë se një miliard euro në rrugë të reja, ujësjellës, dhe objekte infrastrukturore.

Ndryshe, ky Plan Zhvillimor do të dyfishojë vëllimin e ekonomisë së rajonit dhe të vendit ndërsa me përforcimin e tregut të krijuar rajonal, ekonomitë do të rriten me rreth 10%.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit