3.8 C
Skopje

Bytyqi: Kam ambicie për president, mund të jem kandidati konsensual!

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi zbuloi se ka ambicie të bëhet president. Në intervistë për Alsat, Bytyqi tha se ai mund të jetë kandidati konsensual. Bytyqi i cili mban gjithashtu edhe postin e nënkryetarit të LSDM-së tha se një numër i konsiderueshëm i degëve të partisë e kanë nominuar atë për kandidat për president.

“Unë po e bëj publike që kam marr nominim nga disa degë të partisë sepse dihet publikisht se LSDM-ja është njëra nga partitë që ka shtrirjen më të gjerë në vend. Kemi 80 degë partiake në vend. Kam marr nominim nga një numër i konsiderueshëm i degëve nga LSDM-ja. Tani vijon procesi i konsultimeve dhe kjo duhet të mbarojë me kongresin. Nëse kërkohet një kandidat konsensual siç jam unë, do e kisha pranuar një ofertë të tillë. Kurse nëse duhet të bëjmë kompromise të tjera dhe të gjejmë konsensualitet diku tjetër jam i gatshëm që t’i ofrojë dorën gjithë kujt që mendon se shtetin duhet të dërgojë atje dhe punojmë për të njëjtin vizion”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër dhe nënkryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit