16.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Burrë me shtat të vogël por një mjek i madh

I lindur në zonën Talaj në shtetin indian të Gujarat, 23-vjeçari Ganesh Baraija dëshmoi se asgjë nuk është e pamundur. Pavarësisht diskriminimit, ai arriti të arsimohet dhe njihet si “mjeku me shtat më të vogël në botë”.

Kur ai u bë 4 vjeç u diagnostikua me një çrregullim të rrallë, ndaj iu desh të mbante një “helmetë” të veçantë në kokë, pasi koka e tij ishte më e madhe se trupi.

Si shkak i pamjes së tij ai u bullizua pa mëshirë nga bashkëmoshatarët e tij, fatmirësishtë kishte edhe miq nga të cilët gëzonte mbështetjen dhe përkrahjen që ai të studionte.

Një ditë, babait të tij fermer nga një cirk iu ofruan 1200 dollarë për të shitur djalin e tij që ata ta shfrytëzonin si klloun në cirkun e tyre.
Babai i tij refuzoi paratë me neveri, por kishte frikë se Ganesh do të rrëmbehej. Prandaj e përcillte djalin e tij kudo.

Pavarësisht kufizimeve të tij fizike, Ganesh ishte shumë ambicioz.
Ëndrra e tij ishte të bëhej mjek dhe për të realizuar ëndrrën e tij mësoji shumë dhe investoi gjithë energjin e tij.

Atij ju refuzua studimi pasuniversitar

Megjithëse pati nota të shkëlqyera, Këshilli Mjekësor i Indisë mendoi se ai nuk do të ishte në gjendje të ushtronte detyrën e mjekut.
Sigurisht që problemin e kanë parë në gjatësinë e tij që ishte vetëm 91 centimetra.

Ganesh as njëher nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij.
Me ndihmën e dekanit të kolegjit, ai arriti te Ministri i Arsimit.
Përpjekjet e tij nuk dhanë fryte, ndaj në vitin 2018 ai bëri një ankesë në Gjykatën e Lartë e cila vendosi në favor të tij dhe më në fund ju dha mundësia të diplomohej dhe të bëhej mjek.

Mos harroni ,asgjë nuk është e pamundur nëse e dëshiron vërtet.
#drismaillutolli

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit