Bujqit e Prilepit dhe Dollnenit deri më 1 shtator mund të raportojnë dëmet nga stuhia

Advertisement

Bujqit nga Prilepi dhe Dollneni kanë afat deri më 1 shtator për të raportuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e 24 gushtit, e cila ka përfshirë rreth 1.500 hektarë sipërfaqe bujqësore.

Më së shumti është dëmtuar duhani, por dëme janë shkaktuar edhe në kulturat e specit dhe misrit. Deri tani janë dorëzuar mbi 50 raportime, ndërsa vlerësimet fillestare tregojnë se dëmet variojnë nga 50 deri në 100 për qind. Në disa zona, duhani dhe speci për ajvar janë dëmtuar plotësisht.

Komisioni për vlerësimin e dëmeve tashmë ndodhet në terren, ndërsa pas përfundimit të vlerësimit do të përgatitet elaborati për kompensimin e bujqve.

Nga Lidhja e Shoqatave të Bujqve paralajmërojnë se si pasojë e dëmeve, prodhimi i duhanit mund të ulet nga 30.000 tonët e planifikuar në rreth 25.000 deri në 26.000 tonë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit