15.8 C
Skopje
Wednesday, May 22, 2024

Bujar Osmani: Open Ballkan është iniciativë e Shqipërisë, e mbështetur nga SHBA

“Tregona pse hynët në Open Ballkan”, ishte kjo pyetja qe ju parashtrua Bujar Osmanit që ky i fundit edhe ju përgjigj, transmeton TV21.

Osmani tha se Open Ballkan ishte iniciativë e Shqipërisë por që u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se ky iniciativë kishte dy motive; pajtim mes Kosovës dhe Serbisë dhe çlirim të potencialit ekonomik në Ballkan.

“Open Ballkan ka qenë një iniciativë e Shqipërisë, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy arsye; 1. Për të krijuar kushte për pajtim mes Serbisë dhe Kosovës dhe t’i jepet një rrugëdalje Serbisë që ta pranojë Kosovën se natyrisht ishin pozicionet e Serbisë ashtu si ishin në opinionin e tyre, para botës, Kosovës, ai donte të krijonte një platformë që t’i del një rrugëdalje për njohje të ndërsjellët mes Serbisë dhe Kosovës dhe e dyta ishte aspekti ekonomik sepse Qeveria e Shqipërisë kishte vlerësuar se 80 për qind të kamionëve në Ballkan, 80 për qind të kohës e kalojnë në pika kufitare duke pritur për shkak të procedurave administrative të kota kurse 20 për qind e kalojnë në rrugë për të mbërritur te destinacioni. Ekonomia është e ngulfatur për shkak të barrierave administrative të panevojshme përmes shteteve të rajonit”, tha Osmani.

Osmani shtoi se në çdo takim me SHBA-të i është thënë që ta mbështesin këtë iniciativë pasi mbrapa kësaj qëndron ideja e pajtimit dhe çlirimit ekonomik.

Ndërkohë, Osmani pati edhe një pyetje për kundër-kandidatin për president, Arben Taravarin që ky i fundit tha se nëse do të bëhet president, do të largohet nga Open Ballkan.

“Ku ishe që në Qeveri dy vite dhe kishe ministra deri para dy muajve, asnjëherë nuk e hapët temën e Open Ballkan, bile ministri juaj nënshkroi marrëveshje për Open Ballkan dy ditë para se të dalë prej Qeverisë”, tha Osmani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit