16.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Bujar Osmani mori vetura “rent a car” me çmim 6 herë më të shtrenjtë, akuzon VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE edhe sot ka drejtuar akuza ndaj ministrit të jashtëm, Bujar Osmani dhe koalicionit siç e quajti tenderues BDI – LSDM, për marrjen me qira të veturave me çmime 6 herë më të shtrenjta.

Nga kjo parti shtojnë se qeveria përmes Ministrisë së Jashtme ka nënshkruar marrëveshje për dhënien me qira të 175 automjeteve për dy ditë në vlerë prej 900 mijë euro.

“Mjafton të bëni kërkimin më të thjeshtë në internet dhe do të arrini në përfundimin se edhe një automjet i klasit Mercedes S mund të merret me qira me një çmim prej 450 euro për një ditë, i cili kur shumëzohet me dy ditë dhe 175 automjete, do të merrni çmimi jo më i lartë se 160.000 euro. Nga kilometrat e largët shihet se qeveria do të paguajë 6 herë më tepër për marrjen me qira të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Aq më tepër, siç thonë ata, është tronditës fakti që qeveria publikon çdo vit tenderë miliona dollarësh për blerje automjetesh për ministritë apo organet e ndryshme shtetërore.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit