17.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Britania vendos sanksione të reja kundër Iranit

Britania ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, duke synuar individë dhe kompani të përfshira në prodhimin e dronëve.

Kjo vjen pas masave të para të shpallura javën e kaluar, pas sulmeve të 13 prillit ndaj Izraelit.

Sanksionet e reja, të cilat u bënë publike në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, përfshijnë ngrirjen e aseteve për disa kompani dhe ndalimi i hyrjes në MB, të Sayyed Mohsen Wahabzadeh Moghaddam dhe Abbas Abdi Aszerd, të identifikuar si udhëheqësit e një rrjeti kompanish.

Këta persona janë të përfshirë në prodhimin e këtyre avionëve, si dhe katër kompanive, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Britanike.

Përveç kësaj, Britania njoftoi se planifikon të zgjerojë sanksionet e saj tregtare ndaj Teheranit duke vendosur ndalime të reja për eksportet në Iran të komponentëve të përdorur në prodhimin e dronëve dhe raketave, që synojnë frenimin e aftësive të saj ushtarake, sipas diplomacisë britanike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit