– Gjuha shqipe do të vazhdojë të mbetet peng i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Pas largimit të Goce Naumovskit, Kushtetuesja mbeti me 7 gjykatës, numër që nuk plotëson formatin e plotë prej 9 gjykatësve si kusht për hapjen e lëndës që daton nga viti 2019. Konkluzioni që është sjell mbi këtë iniciativë e që parashikon shqyrtimin e Ligjit të gjuhëve me format të plotë, duket se do të mbetet ide që vështirë mund të zbatohet.
Gjykata Kushtetuese u gjet pa gjykatësin e dytë derisa po priste vullnetin e Kuvendit që propozim të Këshillit Gjyqësor të zgjidhte Meri Dika Gjorgjievskan për gjykatëse, vendim ky i miratuam në këshill më 25 mars, ndërsa në seancën e 97 të Kuvendit ka mbetur si pikë “E pashqyrtuar”. Përgjigja fundit e shumicës në Kuvend ishte se nuk kanë qëndrim të unifikuar për propozimin e Meri Dika Gjorgjievskas dhe për këtë arsye nuk dihet se kur do të vazhdohet ajo seancë dhe mbi gjitha nëse do të kalon ose jo emri i saj në Kuvend. përcjell Zhurnal.mk .





