18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Blinken mbërrin në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Izrael për vizitën e tij të dytë brenda një muaji prej kur Hamasi nisi sulmet më 7 tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza.

Siç shkruan BBC, udhëtimi i Blinkenit do të fokusohet në masat për të minimizuar sulmet ndaj civilëve në Rripin e Gazës.

Blinken ka bërë të ditur se nga Izraeli do të kërkojë masa konkrete për t’u siguruar që sulmet ndaj civilëve palestinezë do të reduktoheshin, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe kryerjen e evakuimeve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit