Është e Premtja e Zezë (Black Friday), dita e rritjes së blerjeve, e cila është shtrirë gjatë gjithë javës, madje edhe gjatë gjithë muajit. Dhoma Ekonomike e Kroacisë vlerëson se sot do të lëshohen rreth 5 milionë e 300 mijë fatura fiskale dhe se shpenzimet e konsumatorëve mund të arrijnë në 114 milionë euro, ose gati 7 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
Nëse trendet pozitive vazhdojnë edhe gjatë sezonit të blerjeve për festat e fundvitit, pritet të lëshohen gati 131,5 milionë fatura fiskale, ndërsa vlerësimet tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve në muajin dhjetor do të arrijnë në 2,7 miliardë euro, që përbën një rritje prej 6,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Studimi i HGK Puls tregon se konsumatorët kroatë janë të gatshëm ta shtyjnë blerjen e produkteve të caktuara, nëse besojnë se gjatë kësaj periudhe do të mund t’i gjejnë ato me çmime të zbritura. Apelojmë për kujdes gjatë blerjeve në internet, pasi numri i mashtrimeve online është në rritje. U bëjmë thirrje konsumatorëve të verifikojnë nëse faqet e internetit nga të cilat blejnë janë reale dhe, nëse një ofertë duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë, të kontrollojnë nëse ajo është vërtet legjitime”, paralajmëroi Maja Bogoviq, drejtoreshë e Sektorit të Tregtisë në Dhomën Ekonomike të Kroacisë (HGK








