2.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Bilall Kasami: Brenda dhjetë ditëve do të shpallet tenderi për stadiumin e Tetovës

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami edhe sot premtoi se brenda 10 ditësh do të shpallet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të qytetit.

“Unë besoj se jo më shumë se 10 ditë do të behët shpallja, pra për momentin para masën e kemi, projektin ideor e kemi. Dhe njëherë e them brenda 10 ditësh do behët shpallja e tenderit”, tha Kasami.

Por Kasami disa herë ka dhënë premtime të ngjashme, duke dhënë afate të cilat tashmë janë shkelur.

Tifo-grupi i Shkëndijës “Ballistët” kanë reaguar në rrjetet sociale, duke ironizuar me premtimet e autoriteteve për stadiumin. Ata thonë se sot festojnë 7 vjetorin e premtimit për stadiumin.

“Sot po festojmë 7 vjetorin e premtimit të stadiumit europian në Tetovë! Si duket do të festojmë edhe 7 vite të tjera!”, kanë shkruar “Ballistët”.

Ndryshe stadiumi i Shkëndisë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk plotëson asnjë kriter të UEFA-së. Skuadra që është simbol i qytetit me një tifozëri të flaktë, ndeshjen europiane detyrohet t’i zhvillojë në Shkup.

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. Good day! Do you know if they make any plugins to assist
    with SEO? I’m trying to get my site to rank for
    some targeted keywords but I’m not seeing very
    good success. If you know of any please share. Cheers!
    I saw similar blog here: Eco wool

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit