Bien çmimet e naftës dhe gazit evropian, pavarësisht sulmeve të reja në Ngushticën e Hormuzit

Advertisement

Çmimet e naftës dhe gazit natyror evropian ranë sot pavarësisht sulmeve të reja ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit ndërsa rimëkëmbja e eksporteve të naftës së Gjirit Persik lehtësoi shqetësimet mbi furnizimet me naftë, transmeton Anadolu.

Nafta bruto Brent ra me 1.73 për qind në 89.82 dollarë për fuçi që nga ora 07:45, duke përmbysur fitimet nga seanca e mëparshme. Çmimi amerikan West Texas Intermediate ra me 1.77 për qind në 80.60 dollarë për fuçi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që furnizimi global me naftë të tejkalojë kërkesën në tremujorin e katërt.

Eksportet e naftës bruto të Gjirit arritën në 15 milionë fuçi në ditë në tetor, ekuivalente me 82 për qind të niveleve të paraluftës ndërsa eksportet totale të naftës së Gjirit, duke përjashtuar Omanin, u rimëkëmbën në 74 për qind të niveleve të paraluftës.

Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar thanë se tre anije u goditën nga predha të paidentifikuara ndërsa po kalonin Ngushticën e Hormuzit. Të treja vazhduan lundrimin e tyre dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shëndoshë e mirë.

 

– Gazi evropian tërhiqet ndërsa moti i ftohtë teston rezervat

Bursa Holandeze Title Transfer Facility (TTF), çmimi referues i gazit natyror në Evropë ra me 3.9 për qind në 88.10 euro për megavat-orë, duke ndërprerë një rritje prej katër seancash.

Rezervat e gazit në Evropë janë nën 69 për qind të kapacitetit, krahasuar me një mesatare sezonale pesëvjeçare prej 86 për qind, sipas Trading Economics.

Parashikimi i motit më të ftohtë në të gjithë Evropën veriperëndimore dhe qendrore mund të rrisë kërkesën për ngrohje dhe të përshpejtojë tërheqjet nga rezervar.

Një periudhë e ftohtë në disa pjesë të Azisë mund të intensifikojë gjithashtu konkurrencën për ngarkesat e gazit natyror të lëngshëm ndërsa dërgesat nga Gjiri Persik mbeten të ndërprera.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit