Besim Hoda nga OVL-UÇK në një intervistë për Tv Globi tha se janë duke punuar për formimin e një lëvizje të re politike. Hoda theksoi se lëvizja e re do të garojë politikisht, por siç shtoi me njerëz të rinj.
Tutje shtoi se në takimet që po zhvillojnë iden për formimin e një lëvizje te re politike po e përqafojnë shumë intelektual dhe njerëz të rinj.
“Ne jemi duke punuar intenzivisht në teren, për krijimin e një lëvizje të re politike, jo si parti, por lëvizje e re e cila do të garojë politikisht. Duke spastruar oborrin dhe duke gjetur njerëz të rinj. Dhe nga ajo që ecim çdo ditë në teren, konkretisht nëpër takime në shtëpia në famile të mëdha shqiptare, njerëz që kanë dhënë shumë kontribut, duke filluar nga zona e Kumanovës e me radhë, e kuptojmë realisht se sa ka nevojë ky popull. Është diçka që nuk e kemi prit, sa është në gjendje për të përqafuar një iniciativë të re. Dhe tjetrën që e shohim është se sa janë të frikësuar intelektualët të cilët kanë dëshirë për të mbështetur por kërkojnë një siguri. Dhe ajo që ballafaqëohemi është, a keni ndonjë strukturë të gatshme që të na mbrojë që të mos na dëmtojmë t’i lëmë familjet pa buk. Deri në këtë nivel ka shkuar situata sa që votat që merren nga strukturat politike janë vota kërcënuese për të përjashtuar edhe nga puna për të lënë familjet pa buk. Dhe këtu jemi shumë të kujdesshëm në vijim që po lëvizim, sigurisht për të gjetur njerëz të rinj të cilët kanë kapacitet dhe të jeni të bindur që ka aq shumë djem të ri që janë jo vetëm të ditur, por janë shumë më patriota se ne”, tha Besim Hoda në TV Globi.



