Bërvenica hyn në garë të fortë: VMRO, VLEN dhe BDI nxjerrin kandidatët

Advertisement

Në Bërvenicë po merr formë gara për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe VLEN do të garojnë me kandidatë të veçantë. VMRO-DPMNE ka nominuar Stojanço Radiçevskin, kryetar i Komitetit Komunal të partisë në Bërvenicë dhe magjistër i së drejtës civile, ndërsa VLEN do të garojë me Jakup Huseinin, magjistër i shkencave juridike dhe nëpunës në komunë.

 

Në garë hyn edhe BDI, e cila ka kandiduar Arkin Jahijin. Nga LSDM ende nuk ka konfirmim nëse do të ketë kandidat.

 

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pas vdekjes së papritur, në qershor, të kryetarit Jovica Ilievski, i cili në nëntor 2025 ishte rizgjedhur për një mandat të dytë.

 

Në zgjedhjet e fundit lokale, Ilievski fitoi me vetëm 145 vota diferencë ndaj kandidatit të VLEN-it, Hakim Ramadanit.

 

Sipas regjistrimit të vitit 2021, Bërvenica ka 13.645 banorë, prej të cilëve rreth 54% shqiptarë dhe 45% maqedonas.

 

18 tetori pritet të sjellë një garë të fortë politike në një nga komunat më të përziera të Pollogut.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit