Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur vlerësimin e Komisionit Evropian për përparimin në zbatimin e Agjendës së Reformave.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sali thekson se ky vlerësim sjell përgjegjësi për të vazhduar me zbatimin e reformave, ndërsa dialogu për integrimin gradual në Bashkimin Evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Ai nënvizon se synimi mbetet që reformat të zbatohen dhe qytetarët të përfitojnë rezultate të prekshme edhe para anëtarësimit të plotë në BE./Ora24.tv








