Bekim Sali: Gatishmëri për dialog me Komisionin Evropian mbi integrimin gradual

Advertisement

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në Tiranë në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku u shqyrtuan ecuria e reformave dhe hapat e ardhshëm drejt integrimit evropian.

Gjatë konferencës, Sali bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka përfituar 142.1 milionë euro nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje.

Si pjesë e kërkesës së katërt për disbursim, vendi ka dorëzuar 22 masa reformuese, vlera bruto e të cilave llogaritet në më shumë se 112 milionë euro. Aktualisht, këto masa janë në pritje të vlerësimit nga Komisioni Evropian.

Zv.kryeministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e kornizës së paraqitur në komunikatën e Komisionit Evropian “Preparing for a Wider Union”. Sipas kësaj qasjeje, integrimi gradual do të zhvillohet në mënyrë më të strukturuar dhe të parashikueshme, përmes pjesëmarrjes më të hershme në politikat, programet, agjencitë dhe strukturat operative të Bashkimit Evropian, pasi të përmbushen kushtet e nevojshme.

Sali deklaroi se vendi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Komisionin Evropian për të përcaktuar mundësi konkrete të integrimit në sektorë të ndryshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit