Bashkimi Evropian do të vendosë ndalim për përdorimin e rrjeteve sociale, platformave për shpërndarjen e videove, chatbotëve me inteligjencë artificiale dhe lojërave online për fëmijët nën moshën 15-vjeçare.
Kjo parashihet në planin më gjithëpërfshirës deri më tani për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet.
Në një dokument të Komisionit Evropian, të cilin e kanë siguruar mediat, shprehet shqetësim për ndikimin në rritje të platformave të mëdha, përfshirë Facebook dhe Instagram të „Meta“, TikTok, YouTube të „Google“ dhe ChatGPT, në shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.
Propozimi i BE-së është pjesë e ligjit evropian për fëmijët, të cilin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe zëvendëspresidentja ekzekutive e KE-së për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, do ta prezantojnë të enjten.
Von der Leyen mund të publikojë disa nga detajet e propozimit gjatë fjalimit të saj të nesërm për gjendjen e Bashkimit Evropian, ku do të prezantojë politikat e ardhshme të BE-së.






