BE-ja e kushtëzon Serbinë: Paratë vetëm pasi të përfundojnë reformat

Komisioni Evropian nuk do të miratojë shpërndarjen e fondeve për Serbinë derisa të përcaktohet nëse ajo i plotëson kushtet, veçanërisht në lidhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut për ndryshimet në ligjet gjyqësore.

Komisionerja evropiane Marta Coss tha se BE-ja është gjithnjë e më e shqetësuar për situatën në Serbi – duke përfshirë ligjet që kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit, presionin mbi median dhe trajtimin e protestave.

BE-ja pret liri shprehjeje, media të pavarura dhe zgjedhje të ndershme. Përndryshe, fondet nga Plani i Rritjes mund të mos shpërndahen. Nga 1.6 miliardë euro të planifikuara për Serbinë, rreth 110 milionë janë paguar deri më tani, dhe pjesa tjetër është në pikëpyetje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit