Në reagimin e saj, BDI thotë se kjo çështje është përmendur edhe në raporte dhe vlerësime ndërkombëtare.
Partia është shprehur gjithashtu lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe debatin për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës.
BDI thekson se të dyja institucionet kanë baza të ndryshme juridike dhe institucionale dhe kërkon që debatet lidhur me këto çështje të trajtohen në mënyrë të kujdesshme në diskursin politik në vend.
Sipas BDI-së, zhvillimet e tilla meritojnë vëmendje për shkak të ndikimit të mundshëm në marrëdhëniet ndëretnike, stabilitetin dhe procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.






