BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit

Advertisement

Shkup, 7 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi ndaj përbërjes së delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO‑s në Turqi, duke vlerësuar se në të nuk ka asnjë përfaqësues nga komuniteti shqiptar.

Partia thekson se një përbërje e tillë, sipas tyre, pasqyron një qasje politike që e trajton shtetin si pronë të një komuniteti të vetëm etnik, ndërsa shqiptarët i redukton në rol dytësor.

“Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO‑s falë arkitekturës politike të ndërtuar mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit”, thuhet në reagimin e BDI‑së.

Partia vlerëson se delegacionet shtetërore duhet të pasqyrojnë strukturën etnike dhe shoqërore të vendit, e jo – siç theksojnë – ta neglizhojnë atë.

Sipas BDI‑së, mungesa e përfaqësuesve shqiptarë në delegacionin e përfaqësimit më të lartë ndërkombëtar dërgon mesazh të gabuar te qytetarët, te aleatët në NATO dhe te opinioni ndërkombëtar.

“Shteti nuk është i përfaqësuar në mënyrë të duhur kur një pjesë e rëndësishme e realitetit të tij lihet jashtë”, thuhet në reagimin e BDI‑së. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit