BDI ngriti përsëri dyshime për 3.5 milionë euro tenderë në Çair, komuna i hodhi poshtë akuzat

Publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024 ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit.

Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, dy gjatë mandatit të Visar Ganiut dhe dy gjatë periudhës kur me komunën udhëhiqte Izet Mexhiti.

Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se Adnan Sinani, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kjo kompani. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe përgjigje të qarta.

Kush e rekomandoi këtë kompani?

Si është e mundur që një kompani e themeluar rishtazi të fitojë brenda një periudhe të shkurtër kontrata publike me vlerë prej mbi 3.4 milionë euro?

A kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese?

Pse e njëjta kompani ka qenë përfituese e kontratave milionëshe si gjatë mandatit të Visar Ganiut ashtu edhe gjatë periudhës së Izet Mexhitit?

A do të hapin procedurë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera kompetente për të verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rasti?

Duhet të eliminohet çdo dyshim për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin.

Sa më i afërt të jetë përfituesi me qendrën e vendimmarrjes, aq më i lartë duhet të jetë standardi i transparencës.

Prandaj, BDI u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pa vonesë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur të gjitha aspektet e këtyre kontratave.

Paratë e qytetarëve nuk janë pronë private e askujt. Çdo euro duhet të jetë e justifikuar dhe çdo dyshim duhet të marrë përgjigje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit