BDI: Dy vjet e vonuan, sot lavdërohen me projektin tonë Shkup – Bllacë

Qeveria e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ideuar, disejnuar, projektuar dhe buxhetuar autostradën Shkup – Bllacë.

 

Qeveria НИШТО (asgjë) e ka bllokuar dhe vonuar për plotë dy vite nisjen e ndërtimit të 10.8 kilometrave të mbetura nga ky projekt.

 

Qeveria jonë e kreu edhe 2 kilometërshin e parë të autostradës Shkup – Bllacë, por Qeveria НИШТО nuk e lëshon në përdorim dy vjet rradhazi.

 

Qeveria e BDI gjithashtu e kreu projektimin me kompaninë amerikane Hill për vazhdimin e kësaj autostradë prej 10.8 kilometra deri te qarkorja e Shkupi dhe siguroi financimin e sai nga Banka Europiane per zhvillim dhe rindërtim.

 

Gjithashtu, Qeveria BDI e shpalli thirrjen për ndërtim në të cilën aplikuan 11 kompani dhe Qeveria НИШТО e kishte për detyrë vetëm të përzgjedh realizuesin, por edhe këtë e vonuan dy vjet.

 

Për dy vjet genjyen, se tokat në maje të malit gjoja i kanë blerë eksponent të BDI, pastaj që do ta bëjnë me dy korsi, pastaj që do ta ndryshojnë trasenë, që më në fund të vijnë në pregerin e BDI-së dhe të pranojnë që kanë gënjyer.

 

Korridori 8, korrirori 10-D, autostrada Shkup Bllacë, rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës, one stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e BDI, e ju…НИШТО!!!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit