Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar

Advertisement

Bastisje në Haraçinë, arrestohet një 25-vjeçar – sekuestrohen mbi dy kilogramë marihuanë

Policia ka arrestuar një person në Haraçinë të Shkupit, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur mbi dy kilogramë marihuanë.

Më 24 korrik 2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina.

 

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mbi dy kilogramë lëndë narkotike marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës.

 

I dyshuari është privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë të përshpejtuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit