24.8 C
Skopje
Sunday, June 23, 2024

Banania rrezikon të zhduket

Banania e llojit cavendish, njëherit më e popullarizuara në botë, rrezikon të zhduket për shkak të shpërthimit të një virusi që është përhapur në formë kërpudhe.

Sipas The New York Post, banania cavendish, e kudondodhur, është prekur nga sëmundja Fusarium wilt, që është racë tropikale, ose ndryshe e njohur si sëmundja e Panamasë.

“Asnjeri s’është afër zgjidhjes së problemit”, është shprehur shkrimtari Dan Koeppel, që dikur i kishte kushtuar një libër kësaj frute me titullin “Banania: Fati i frutave që ndryshoi botën”.

Image

Virusi i përhapur thuhet se e ka rrënjën te trupi i pemës dhe shkakton thatësinë e pemës, duke ia hequr lëndët ushqyese deri në tharje të plotë.

Kjo sëmundje është zbuluar për herë të parë në 1989-n, në Tajvan. Ajo është e përhapur në Australi, Indi, Kinë, por edhe në vende të tjera të botës.

Image
Një banane e prekur nga sëmundja Fusarium wilt

Banania cavendish shitet gati në tërë botën, ndërsa, kjo frut ka edhe disa lloje të tjera si lady finger, goldfinger banana, gros michel, red banana, blue java banana, plantain, latundan banana dhe manzano banana.

Bananet kultivohen më së tepërmi në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe juglindje të Azisë, ku temperaturat janë më të përshtatshme

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit