24.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Bageta më e gjatë, Franca rikthen rekordin

Në Francë bukëpjekësit përgatitën bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra, një rekord i cili për 5 vite u mbajt nga Italia.

235 herë më e gjatë se sa produkti tradicional me të cilin Franca krenohet, bageta u krijua në Suresnes, në periferi të Parisit, gjatë konfederatës së bukëpjekësve dhe pasticierëve francezë. Rekordin e kaluar e mbante bageta 132.62 metra e gjatë prodhuar në qytetin italian të Komos, në qershor të vitit 2019. Për ta tejkaluar atë, bukëpjekësit në Francë filluan të përgatisnin e t’i jepnin formë brumit që në orën 3 të mëngjesit, para se ta vendosnin atë në një furrë me rrota të ndërtuar posaçërisht. Pjesë e bagetës e cila duhej të ishte të paktën 5 centimetra e gjerë u copëtua dhe u nda me publikun. Ajo që mbeti ju dha personave të pastrehë. Bageta tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë dhe duhet të përbëhet vetëm nga miell gruri, ujë, kripë e maja, dhe të peshojë 250 gramë, sipas rregullave zyrtare. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit