Një vajzë 4-vjeçare po mbahet peng që nga mbrëmja e së shtunës nga babai i saj në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se 35-vjeçari me origjinë turke është i armatosur dhe mësohet se ka qëlluar në ajër 2 herë.
Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite./TVKLAN