- Nesër në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Bërvenicës, Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit.
- Përveçse personalisht në zyrë, qytetarët do të mund të raportojnë shkelje të të drejtave të tyre të votimit duke telefonuar në numrin 044 344-082.
- “Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni.
- Me këtë rast, Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të mbahet përgjegjës për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme.
Avokati i Popullit: Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bërvenicës do të jetë e hapur Zyra rajonale në Tetovë








