Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), dje zbatuan kontrolle të jashtëzakonshme te operatorët me ushqim në Kriva Pallankë dhe gjatë kësaj kanë shkatërruar padëmshëm rreth pesëdhjetë kilogramë ushqim të pasigurt.
“Për parregullsi të konstatuara në qarkullimin e ushqimeve të pasigurta dhe të padeklaruara (përgatitjet e mishit) në një market në këtë qytet, është lëshuar zgjidhje dhe urdhërpagesë kundërvajtëse, si dhe janë asgjësuar si të pasigurta 15,6 kilogramë nga produktet e cekura. Për tregtimin e produkteve të padeklaruara të pasigurta, në gjellëtore është lëshuar edhe vendim dhe urdhërpagesë kundërvajtëse. Ajo shiste produkte të tymosura të padeklaruara, salsiçe të ngrira dhe ushqime të ngrira gjysmë të gatshme për t’u ngrënë. Si të pasigurta, me origjinë nga ky operator ushqimor, padëmshëm janë shkatërruar 30 kilogramë ushqim me origjinë shtazore”, njoftojnë sot nga AUV.
Gjobë në të holla i ishte shqiptuar edhe një gjellëtoreje te e cila me kontrollin është konfirmuar se nuk ka poseduar librezë sanitare për kontrolle të detyrueshme shëndetësore të kryera të të punësuarve.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informojnë se parregullsi nuk janë konstatuar gjatë kontrolleve të zbatuara inspektuese te një picerie dhe dy mishtore në këtë qytet.
uar padëmshëm rreth pesëdhjetë kilogramë ushqim të pasigurt.